Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Nga biletat te siguria, pse Botërori 2026 po ngjall kaq shumë debate?!

Shkruar nga NEWSPORT
Nga biletat te siguria, pse Botërori 2026 po ngjall kaq shumë debate?!
Trofeu i Botërorit

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga starti i Kupës së Botës 2026, turneu më i madh që është organizuar ndonjëherë. Për herë të parë në histori, Botërori do të zhvillohet në tre vende njëkohësisht SHBA, Kanada dhe Meksikë, me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe plot 104 ndeshje.

Megjithatë, krahas entuziazmit, kompeticioni po shoqërohet me polemika të shumta. Tifozët kanë kritikuar çmimet e larta të biletave, kostot e udhëtimeve dhe akomodimit, ndërsa shqetësime ka edhe për sigurinë, motin ekstrem dhe ndikimin e zhvillimeve gjeopolitike. Vëmendje të veçantë ka tërhequr edhe situata e Iranit, që do të marrë pjesë në turne mes tensioneve me SHBA-në dhe problemeve të raportuara me vizat.

Nga ana financiare, FIFA pritet të regjistrojë të ardhura rekord prej rreth 9 miliardë dollarësh nga ky Botëror. Por mënyra e shitjes së biletave ka sjellë hetime nga autoritetet e New York-ut dhe New Jersey-t, pas akuzave për rritje artificiale të çmimeve dhe mashtrim të tifozëve. Në të njëjtën kohë, organizatorët u detyruan të tërhiqen nga vendimi për ndalimin e shisheve të ujit në stadiume pas reagimeve të forta për shkak të temperaturave të larta.

Një tjetër temë e debatit është ndikimi mjedisor. Sipas disa raporteve, ky mund të jetë Botërori me gjurmën më të madhe të karbonit në histori, për shkak të zgjerimit të turneut dhe numrit të madh të fluturimeve mes qyteteve pritëse. Ndërkohë, kushtet atmosferike në Amerikën e Veriut mund të sjellin edhe ndërprerje të ndeshjeve, pasi rregulloret lokale kërkojnë pezullimin e aktivitetit për 30 minuta sa herë që regjistrohen rrufe pranë stadiumeve.

Poll

Lexo gjithashtu