Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Manuel Neuer me hapa të "frikshëm" drejt Botërorit, portieri i "Pancerave" gati të shkruajë historinë (REKORDET QË MUND TË THYEJË)

Shkruar nga NEWSPORT
Manuel Neuer me hapa të "frikshëm" drejt Botërorit,
Manuel Neuer

Ky Botëror do të jetë i veçantë për portierin Manuel Neuer. Gardiani i portës gjermane, i cili zgjodhi të ndryshonte mendim mbi tërheqjen pas ftesës së marrë trajneri Julian Nagelsmman.

Përballjen e parë “Pancerat” do ta luajnë përballë “surprizës” Curacao, teksa rrugëtimi i tyre vijon me Bregun e Fildishtë dhe Ekuadorin. Ndeshje të tilla mund të shërbejnë që Neuer të “fërkojë” duart, pasi nga kjo mundësi ideale mund të hyjë në librat e historisë dhe për arsyet që do t’iu rendisim si më poshtë.

1-    Nëse zbret në fushë, barazon legjendarin Lothar Matthaus për numër paraqitjesh në Botëror, plot 5-të të tilla.

2-    Ka shansin të mbaj statusin për më shumë ndeshje në Botëror në statusin e portierëve.

3-    Më shumë minuta për ndeshje me Kombëtaren e Gjermanisë, nëse skuadra e Naglesmann prek së paku çerekfinalet.

4-    Mund të bëhet lojtari i parë me 8 ndeshje në Botëror në moshën mbi 40 vjeç.

Poll

Lexo gjithashtu