E ku na ndajnë edhe 2 ditë nga nisja e Kupës së Botës 2026-të, është publikuar lista me 10 lojtarët që gjenerojnë më shumë të ardhura për këtë vit sipas “Forbes”. Në vendin e parë nuk ka asnjë dyshim, Cristiano Ronaldo i Portugalisë.
Të ardhurat e “CR7”-së janë 295 milionë dollarë. Ato përkojnë me pagën te klubi i Al-Nassr, e kombinuar me bonueset, partneritet dhe investimet.
Në vendin e 2-të gjendet rivali i “përjetshëm”, Leo Messi, 140 milionë dollarë, dyfishi më pak se luzitani. Lista vijon me Mbappe, Haaland, Vinicius, Salah, Mane, Mahrez, Bellingham dhe Lamine Yamal.
Edhe pse konsiderohet lojtari më i shtrenjtë sipas “Transfermarkt”, Yamal nuk pritet të shkojë më shumë se 43 milionë dollar për këtë vit.
View this post on Instagram
