Meksika e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kupën e Botës, pasi ka mposhtur Afrikën e Jugut. Sfida e zhvilluar në “Estadio Banorte”, përfundoi me shifrat 2-0 në favor të vendasve.
Meksinanët e gjetën golin e avantazhit shumë shpejt, që prej minutës së 9-të përmes sulmuesi Quinones i cili shfrytëzoi një “përgjumje” të afrikanëve për të çuar topin në fundin e rrjetës. Kështu u mbyll dhe pjesa e parë.
Fraksioni i dytë i prodhoi të gjitha. Mesfushori Sithole shkakton ndërhyrje të parregullt dhe arbitri e ndëshkon direkt me të kuq, teksa në të 67-tën Jimenez dyfishon epërsinë pas një krosimi të mirë në zonë.
Ndeshja “skuqet” në fragmentet e fundit pasi Zwane dhe Montes lënë skuadrat respektive pas daljes me të kuq, duke prodhuar plot 3 të tillë.
Kështu përfundon kjo sfidë, me tri pikë të çmuara për Meksikën që bën një “start” fantastik në shtëpinë e saj dhe mban vendin e parë në grupin A. Takimi i radhës pritet të jetë ai mes Çekisë dhe Koresë së Jugut, e përcaktuar për t’u zhvilluar në orën 04:00 të mesnatës.
Meksikë 2-0 Afrikë e Jugut (Quinones 9', Jimenez 67')
Botërori 2026: Grupi A
Stadiumi: “Estadio Banorte”
Arbitër kryesor: Wilton Sampaio (brazilian)
FORMACIONET ZYRTARE:
MEKSIKA ( 4-1-2-3 ) - Rangel; Montes, Vasquez, Reyes, Gallardo, Lira, Fidalgo, Gutierrez, Montes, Quinones, Alvarado, Jimenez. Trajner: Javier Aguirre.
AFRIKË E JUGUT ( 5-3-2 ) - Williams; Modiba, Mbokazi, Sibisi, Mudau, Okon, Mokoena, Sithole, Adams, Foster, Rayners. Trajner: Hugo Broos.
NDESHJA
Mbyllet ndeshja, Meksikë 2-0 Afrikë e Jugut.
90'+2 Ngushtohen diferencat në fushë, edhe Meksika me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Montes.
84' Kartoni i dytë i kuq për Afrikën e Jugut, Zwane bën gjest antisportiv në fushë dhe lë të tijët me 2 lojtarë më pak.
67' GOOOOOOL Meksika! Raul Jimenez dyfishon epërsinë për vendasit.
66' Zëvendësim "historik" për Meksikën, futet në fushën e lojës Gilberto Mora, lojtari më i ri i Botërorit.
49' Afrikanët mbeten me një lojtar më pak, del me të kuq Sithole.
46' Afrika e Jugut shpëton "mrekullisht", Meksika për pak sa nuk shënon që në aksionin e parë.
Nis pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë.
45'+3 Çfarë rasti Gutierrez! Meksika shpërdoron një tjetër shans për dyfishim rezultati.
41' Meksika "flirton" me golin e dytë, shtylla ndal festën e Quinones për dopietën personale.
25' Pak momente pauzë, arbitri ndërpret lojën, lojtarët iu drejtohen stolit për t'u freskuar për shkak të temperaturave të larta.
18' Quinones provon gjuajtjen potente nga distanca, topi shkon ngjitur me traversën.
9' GOOOOOOL MEKSIKA! Shënon Quinones, sulmuesi shfrytëzon gabimin fatal në mbrojtjen mike dhe u jep avantazhin meksikanëve.
4' Rasti i parë i rrezikshëm për Meksikën, provon Jimenez por topi gjen të përgatitur portierin Williams.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Estadio Banorte”, nis sfida Meksikë - Afrikë e Jugut.
