Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

TRAGJIKE/ Stadiumi që çel Botërorin "vishet" në ZI, tifozi bie nga shkallët dhe humb jetën

Shkruar nga NEWSPORT
TRAGJIKE/ Stadiumi që çel Botërorin "vishet" në
Stadiumi ku do të mbahet ndeshja e parë e Kupës së Botës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Meksikë, më konkretisht në stadiumin “Estadio Banorte” ku do të çelet zyrtarisht dhe Kupa e Botës 2026.

Ajo e cila mendohej si një atmosferë festive është kthyer në tragjedi, pasi një tifoz ka rënë nga shkallët dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Bëhet fjalë për një 27-vjeçar i cili nga dëfrimi i tepërt nuk ka mundur të kontrollojë emocionet duke u rrëzuar, çfarë i solli dhe plagë të rënda, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Siç është njoftuar që prej zyrtarizimit të vendeve pritëse të këtij Botërori, në këtë impiant legjendar meksikan do të luhet ndeshja hapëse mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ndërsa pas kësaj përballje do të ketë vend dhe për takime të tjera të përcaktuara.

Stadiumi, i cili qëndroi i mbyllur për 22 muaj pasi iu nënshtruar rikonstruksionit, priti mbrëmjen e kaluar ndeshjen mes Meksikës dhe Portugalisë.

Poll

Lexo gjithashtu