
serbia
Serbia do të udhëtojë ditën e nesëme drejt Shqipërisë, ku do të përballet me Kombëtaren shqiptare. Duel ky i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare”.
Ekipi serb ditën e nesërme që nga mbërritja në aeroport dhe deri tek hoteli do të shënoqërohen nga një eskortë policie në mënyrë që të shmangen të papriturat. Lojtarët dhe stafi serb do të akomodohen në hotel “Hilton”, teksa pasditen e nesërme do të zhvillojnë edhe një seancë stërvitore në “Arenën Kombëtare’.
Ndërkohë po nesër pritet që të jepet edhe konferenca për shtyp e trajnerit serb dhe një prej lojtarëve, të cilët do të flasin për duelin me kuqezinjtë.
Poll