Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Shuma të “FRIKSHME” nga FIFA për Kupën e Botës, ja sa do të mund të përfitojë Shqipëria vetëm me pjesëmarrje (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Shuma të “FRIKSHME” nga FIFA për Kupën e Botës,
Shqiperia

“Ethet” e Botërorit 2026 sa vijnë e shtohen e nga ana tjetër edhe përgatitjet për të qenë në standarte e të perfektes nuk mungojnë gjithashtu. Siç raporton dhe “Salary Leaks”, raporti i rishikuar i buxhetit të FIFA-s konfirmon një fond të kombinuar prej 1.007 miliardë dollarësh për Kupën e Botës 2026 që mbulon si paratë e çmimeve ashtu edhe pagesat e Programit të Përfitimeve të Klubeve.

Në një vijë më të ngushtë analize, 355 milionë dollarë janë ndarë zyrtarisht për Programit të Përfitimeve të Klubeve (CBP). E ndarë në fonde, shpjegohet se secila kombëtare që merr pjesë, duke përfshirë këtu dhe Shqipërinë dhe Kosovën do të përfitojë të paktën 9 milionë dollarë. Ndërsa skuadra që do të shpallet kampione e Botës do të marrë 50 milionë dollarë shtesë, përpos fondit të pjesëmarrjes.

Kjo është një rritje e konsiderueshme krahasuar me Botërorin e fundit në Katar, ku Argjentina përfitoi 42 milionë dollarë për titullin, ndërsa Franca kishte marrë 38 milionë dollarë në edicionin e 2018 në Rusi.

Ndarja e Fondit të FIFA 2026:

Faza e grupeve: 16 ekipet e eliminuara në fazën e grupeve do të marrin nga 9 milionë dollarë secila.

Raundet Eliminuese: Ekipet që eliminohen në Raundin e 32-shave dhe Raundin e 16-shave do të fitojnë përkatësisht 13 milionë dollarë dhe 15 milionë dollarë.

Ekipi që përfundon më mirë: Fituesit e Kupës së Botës do të marrin në shtëpi një rekord prej 50 milionë dollarësh, ndërsa ekipi që do të zbresë në vendin e dytë do të marrë 35 milionë dollarë. Ekipi që do të zbresë në vendin e tretë fiton 32 milionë dollarë, dhe ai që do të zbresë në vendin e katërt merr 30 milionë dollarë.

Shuma të “FRIKSHME” nga FIFA për Kupën e Botës,
Ndarja e Fondit për Botërorin 2026

FIFA pritet të njoftojë ndarjen zyrtare të fondit të çmimeve prej 652 milionë dollarësh më 5 dhjetor 2025, pas shortit të fazës së grupeve.

 

Poll

Lexo gjithashtu