Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

GRUPI A/ Afrika e Jugut bën të pabesueshmen në raundin e fundit, Meksika kalon si “perfekte” dhe Korea e Jugut beson te mrekullia (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
GRUPI A/ Afrika e Jugut bën të pabesueshmen në raundin e fundit,
Çeki - Meksikë / Afrikë e Jugut - Kore e Jugut)

Pas mesnate, më saktë në orën 03:00 janë zhvilluar dy ndeshjet e raundit të fundit të fazës së grupeve, në Grupin A. Në këto dy duele u shënua nja total prej katër golash, teksa nuk munguan surprizat.

Afrika e Jugut bëri të pabesueshmen, duke mposhtur me shifrat 1-0 Korenë e Jugut. Golin e vetëm në këtë duel, e shënoi Thapelo Maseko, i cili e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 63-të.

Në krahun tjetër, meksikanët e patën shumë të lehtë, duke fituar 3-0 përballë Çekisë. Chavez Garcia, Quinones dhe Fidalgo, ishin ata që i dhanë fitoren Meksikës.

Këta të fundit kalojnë në fazën tjetër si “kokë grupi” me pikë të plota, pra 9. Surpriza e madhe ishte Afrika e Jugut, e cila me 4 pikë kualifikohet si vend i dytë, ndërsa Korea e Jugut beson te mrekullia me 3 pikë në vendin e 3-të, ku mund të kualifikohet mes 8 më të mirëve të vendin të tretë.  

(KLIKO KËTU: ÇEKI – MEKSIKË)

(KLIKO KËTU: AFRIKË E JUGUT – KOREA E JUGUT)

Poll

Lexo gjithashtu