Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Nuk ua kemi frikën”, mbrojtësi i Turqisë sfidon hapur Kosovën: Do shkojmë ne në Botëror!

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk ua kemi frikën”, mbrojtësi i Turqisë sfidon
Samet Akaydin

Fundi i muajit mars rezervon çastin më të rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës. “Dardanë” do të luajnë gjysmëfinalen e play-off me Sllovakinë, e në rast fitoreje ata do të gjejë Suedinë ose Turqinë në finalen e madhe që do të përcaktojë edhe fatin e tyre për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës 2026.

Turqia është emri më i lakuar në Kosovë, si kundërshtari “i preferuar” i kësaj Kombëtareje për një duel të zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Fillimisht ata duhet të kalojnë Rumaninë, por mundësitë ekzistojnë për ta bërë realitet këtë finale.

Së fundmi, në një intervistë për mediumin rumun “GOLAZO” dhe mbrojtësi turk Samet Akaydin i cili luan për Caykur Rizespor. Akaydin është shprehur se Kombëtarja turke do të bëjë çmos që të prekë Botërorin, madje duke sfiduar hapur dhe kundërshtarët dardanë.

“Po afron finalja jashtë shtëpisë sonë. Do të kemi një mes Sllovakisë dhe Kosovës. Kam besim në forcën tonë. Kushdo që të jetë kundërshtari, ne do të shkojmë në Kupën e Botës”, tha Akaydin.

Ndeshjet gjysmëfinale të playoff do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars.

Poll

Lexo gjithashtu