Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Nuk mjafton vetëm potencial për të fituar ndeshjen”, Kylian Mbappe “shkund” Francën: Penalltin e humba prej…

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk mjafton vetëm potencial për të fituar ndeshjen”,
Mbappe

Kylian Mbappe ka marrë trajtën e “përbindëshit” në këtë Kupë Bote me Francën, e përkthyer me 8 gola dhe 3 asiste në 6 ndeshje. Në çerekfinalen kundër Marokut, sulmuesi i Real Madrid ishte protagonist, gol dhe asist në fitoren 2 – 0 të “Gjelave”.

Në përfundim të duelit, Mbappe mori çmimin “Lojtari i Ndeshjes” dhe foli për mediat, duke mos lënë në “hije” penalltinë e humbur.

Hap i rëndësishëm për ekipin. Për disa nga ne në këtë grup, përkon me gjysmëfinalen e 3-të. Tani për tani, nuk kam ndonjë preferencë për rivalin e ardhshëm.

Do të shohim ndeshjen Spanjë – Belgjikë. Nuk e di të them se kjo është Franca e fortë që kam luajtur ndonjëherë. Në 2018 ishim fitues, në 2022 shkuam në finale, ndërsa tani jemi ende në gjysmëfinale.

E vërtetë se kemi potencialin më të madh dhe na lejon të ëndërrojmë. Gjithmonë e kam thënë se ekipet më të forta janë ato që fitojnë trofe. Duhet të kuptojmë edhe një detaj shumë të rëndësishëm. Nuk mjafton vetëm potencial për të fituar ndeshjen.

Penalltia? Nuk e godita mirë. Ishte e komplikuar, pasi kishte shumë konfuzion me rishikimin në VAR. U desh të prisja gjatë derisa u mor vendimi final për 11-metërsh. U shpërqendrova. Duhet të përshtatem”, ishin fjalët e Mbappes.     

Poll

Lexo gjithashtu