Prej orës 22:00, do të zhvillohet ndeshja Francë – Marok, e vlefshm për fazën çerekfinale të Kupës së Botës 2026. Trajneri i kombëtares afrikane, Mohamed Ouahbi ka zyrtarizuar mungesën e goleadorit Isamel Saibari.
“Ai (Saibari) nuk është gati sot, shumë herët... Shpresoj që Isma mund të jetë në dispozicion për ndeshjen tjetër”, fjalë e “timonierit” Ouahbi.
Problemet fizike bëjnë që sulmuesi 25-vjeçar të mbetet jashtë, aq me tepër një në fazë kaq të rëndësishme.
Saibari ka shënuar 3 gola në 5 ndeshje të Kupës së Botës 2026, goleador për ekipin e tij, ndërsa para disa ditësh kaloi te gjiganti i Bayern Munich.
Nëse Maroku ia del të mposht Francën e yjeve, do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Spanjë – Belgjikë.
