Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka ndarë lajmin që lidhet pikërisht me finalen e madhe të Kupës së Botës që do të mbahet në “MetLife Stadium” të New Yorkut më 19 korrik.
Fjala është për artistët që do të përformojnë pak orë para nisjes së ndeshjes, aty ku Infantino shkruan se krahas Shakirës, Madonnës dhe Burna Boy BTS, do të performojë po ashtu edhe këngëtari nga Kanadaja, Justin Bieber.
POSTIMI:
“Kur bëhet fjalë për atë se çfarë ka nevojë bota, nuk ka asgjë më të rëndësishme se arsimi. Jemi krenarë që Justin Bieber i bashkohet Madonna-s, Shakira-s dhe BTS si bashkëinterpretues në spektaklin e pjesës së parë të finales së Kupës së Botës FIFA 2026, në mbështetje të Fondit Global Citizen për Arsimin të FIFA-s dhe misionit tonë për të zgjeruar aksesin në arsim cilësor dhe mundësitë për të luajtur futboll për fëmijët në mbarë botën.
Në këtë spektakël do të marrin pjesë edhe Burna Boy, Gustavo Dudamel dhe PS 22 Chorus së bashku me Coldplay, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm uniteti dhe shprese për miliarda njerëz në të gjithë botën.
Ndërsa bota bashkohet për ndeshjen më të madhe të futbollit, të dielën, më 19 korrik 2026, në stadiumin New York New Jersey, ky spektakël historik, i kuruar nga Chris Martin i Coldplay, do të festojë futbollin, muzikën dhe vlerat që na bashkojnë, duke lënë një trashëgimi që shkon përtej bilbilit të fundit të finales.”
