
Serbia do të presë Shqipërinë në Leskovac në orën 20:45. Dy ekipet mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores në grupin K në kualifikueset e Kupës së Botës.
Një duel shumë i rëndësishëm dhe delikat për kuqezinjtë dhe serbët, që do të luajnë shanset e “Play-Off”. Skuadrat pasditen e djeshme kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes, me serbët që do të kenë mungesa të rëndësishme ndaj kuqezinjve.
Kështu mësohet se Dragan Stojkovic do të luajë me Petroviç në portë. Në mbrojtje Erakoviç, Pavloviç dhe Veljkoviç, që zë vendin e Milenkoviç, një prej shtyllave kryesore të skuadrës. Në mesfushë pritet të debutojë Aleksandar Stankoviç, ndërsa në krah të tij do të vendoset Filip Kostiç, Lukic, Maksimovic.
Në sulm, Serbia pritet të luajë me dyshen e zakonshme Mitroviç–Vlahoviç, të mbështetur nga Samarxhiç.
Formacioni i mundshëm: Petroviç, Erakoviç, Pavloviç, Veljkoviç, Stankoviç, Kostiç, Lukic, Maksimovic, Samarxhic, Mitrovic, Vlahovic. Trajner: Dragan Stojkovic.