
Trofeu i "Botërorit" dhe topi zyrtar
Kepi i Gjelbër ka një mundësi historike për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Sot në orën 18:00, ata do të përballen me Esuatinin në ndeshjen e fundit të grupit.
Fitorja do t’u siguronte menjëherë një biletë për në Botëror, por çdo rezultat tjetër do ta komplikonte situatën. Në këtë rast, shpresat do të vareshin nga sfida mes Kamerunit dhe Angolës.
Në përballjen e kaluar, Kepi i Gjelbër humbi një shans të artë ndaj Libisë. Esuatini, megjithatë, renditet në vendin e fundit dhe nuk shihet si kërcënim serioz, pavarësisht se ka surprizuar më herët Kamerunin.
Poll