
Dritan Shakohoxha dhe disa gazetarë të tjerë shqiptar përjetuan serish një tjetër “tmerr” pas atij në 2014. Kjo pasi u ndaluan ditën e djeshme për më shumë se 3 orë në aeroport nga serbët. Këto të fundit nuk kanë lejuar që disa nga gazetarët shqiptarë të largoheshin, ndërsa u mbanin “peng” pashaportat.
Në lidhje me këtë ka reaguar Dritan Shakohoxha. Ky i fundit ka theksuar se së bashku me Marin Memën dhe Arlind Sadikun dhe disa të tjerë e panë vetën në listën e zezë. Serbët nuk iu jepshin shpjegime, ndërsa vazhdimisht iu bënin pyetje se përse kishin shkuar në Beograd.
“Ishte sërish një situatë absurde. Më morën pasaportën mua dhe disa kolegëve të tjerë nga Shqipëria dhe nuk na jepnin asnjë shpjegim. Më pas pashë emrin tim, të Arlind Sadikut, Marin Memës dhe disa gazetarëve të tjerë nga Shqipëria që ishin aty dhe na kishin futur në një lloj liste të çuditshme. Na pyesnin vazhdimisht se ‘Për çfarë kishim shkuar në Beograd?’. Largoheshin. Vinin prapë: pyesnin, iknin prapë. Një marrëzi e pafund. Deri sa në fund na lejuan të largoheshim”, ka deklaruar Shakohoxha.