Trajneri i kombëtares amerikane, Mauricio Pochettino do të përballet me sfidën më të madhe të karrierës së tij si trajner këtë vit. Sfidë kjo e cila lidhet me Kupën e Botës 2026. Për argjentinasin i gjithë rrugëtimi është shumë i rëndësishëm, e aq më shumë kur kompeticioni më “gjigant” i futbollit do të luhet në “shtëpinë” e tyre.
Sipas medias “AS.com”, trajneri Pochettino ka pasur suksese me skuadra të cilat i ka drejtuar siç janë Espanyol, Southampton, Tottenham, Paris Saint-Germain dhe Chelsea. Ekipe me të cilat dhe ka ditur të rrëmbejë trofe e tituj. Por tashmë sprova e vërtetë është Botërori. Amerika do të përballet me rivalët Paraguain dhe Australinë, ekipe me të cilat ka triumfuar më parë, por asgjë nuk është më e sigurt.
Rkujtojmë se USA është pjesë e grupit (D), ndërsa ndeshja e parë do të luhet me Australinë, në 19 qershor, në stadium “Seattle”.
