Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Kreu i FFK-së, Agim Ademi me "këmbë në tokë" pas shortit të Botërorit: Si fillim të kalojmë Sllovakinë!

Shkruar nga NEWSPORT
Kreu i FFK-së, Agim Ademi me "këmbë në tokë"
Agim Ademi

Pritjes i erdhi fundi me përfundimin e shortit të Botërorit. Zyrtarisht edhe kombëtarja e “Dardanëve” është njohur me grupin respektiv (B) dhe me skuadrat rivale të cilat janë: Amerika, Australia dhe Paraguaj.

Për grupin dhe përballjet e së ardhmes ka folur edhe presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi. I cili si fillim është shprehur se “meraku” kryesor i tij mbetet fitorja e 3 ndeshjeve përballë Sllovakisë, Turqisë dhe Rumanisë. Dhe në perfeksionin e saj nëse rrëmbejnë fitoret, grupi B mbetet ai që kanë dashur.

“Tri kombëtare të respektueshme, ne fillimisht duhet t’i kalojmë edhe dy hapat tonë që shpresoj që do t’i kalojmë këta hapa me Sllovakinë dhe pas Sllovakisë është hapi tjetër me Turqinë ose Rumaninë. Po i kaluam këta hapa në këtë grup që jemi ndoshta do të ishte grupi që do e kishim dashtë”, ka përfunduar Ademi.

Nga ana tjetër përpos urimeve drejtuar ekipit ai shpreson shumë që në rrugën drejt Kampionatit skuadra të shkojë e “shëndoshë”.

“Kështu që sigurisht shpresoj të jemi komplet të mos kemi ndonjë futbollist të lënduar dhe të shkojmë para në këtë Kampionat, i uroj “Dardanëve” të gjitha të mirat e mundshme dhe shumë suksese në këtë kampionat”, është shprehur presidenti i FFK.  

 

Poll

Lexo gjithashtu