Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Humbje e madhe për Holandën prag Kupës së Botës, ylli i Premier League merr vendimin e vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
Humbje e madhe për Holandën prag Kupës së Botës, ylli i
Matthijs de Ligt dhe Virgil van Dijk

Matthijs de Ligt ka humbur edhe praktikisht mundësinë për të qenë pjesë e Kupës së Botës që do të nisë më 10 qershor të këtij viti.

Njoftimin e ka bërë vetë mbrojtësi i Manchester United, përmes një postimi në rrjetet sociale, aty ku shprehet se pas një kalvari dëmtimesh i është nënshtruar me sukses një operacioni që do ta mbajë larg fushave për një kohë të gjatë, e ku rikthimi i tij parashikohet të vijë në nisjen e sezonit të ardhshëm.

“Pas 6 muajsh trajtim, duke punuar fort për t’u rikthyer, operimi ishte e vetmja zgjidhje e mbetur. Jam i zhgënjyer pasi nuk kam patur mundësinë që të ndihmoj ekipin tim në 6 muajit e fundit. Sigurisht, do më mungojë edhe Botërori, por jam duke shikuar përpara për të bërë gjithçka për t’u kthyer dhe për t’u ndjerë akoma dhe më mirë sërish”, është shprehur de Ligt.

Paraqitja e fundit e mbrojtësit holandez daton që prej nëntorit të vitit të kaluar dhe për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme nuk ia ka dalë që të marrë veten, e për rrjedhojë të rikuperojë në kohë për skuadrën dhe kombëtaren.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu