Arda Kurtulan
Kombëtarja e Turqisë ka publikuar listën për fazën “play-off” të Botërorit, ku mungon emri i Arda Okan Kurtulan. Vendimi i trajnerit Vincenzo Montella ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Një nga tifozët reagoi ashpër për këtë vendim: “Nëse Arda Kurtulan do të ishte rritur në Stamboll, sot do të ishte në kombëtare. Jam lodhur nga vendimet e padrejta”. 23-vjeçari po spikat me Goztepe, duke tërhequr vëmendjen në kampionatin turk.
Situata mund të përbëjë një mundësi për Kombëtaren shqiptare, pasi lojtari ka luajtur më parë për Shqipërinë U-21. Deri tani nuk ka një ftesë nga trajneri Sylvinho, por emri i tij mbetet një opsion për të ardhmen.
Poll
