Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Haaland” bëhet emër i preferuar në Peru, Botërori frymëzon prindërit, 559 foshnje mbajnë emrin e norvegjezit

Shkruar nga NEWSPORT
“Haaland” bëhet emër i preferuar në Peru,
Erling Haaland

Kupa e Botës 2026 po lë gjurmë edhe jashtë fushës së blertë. Në Peru është regjistruar një rritje e ndjeshme e foshnjave që po pagëzohen me emrin e Erling Haaland, i frymëzuar nga paraqitjet e sulmuesit norvegjez në turne.

Sipas Regjistrit Kombëtar të Identifikimit dhe Gjendjes Civile (RENIEC), 468 persona mbajnë emrin Haaland, ndërsa 91 janë regjistruar me emrin e plotë Erling Haaland. Autoritetet bëjnë të ditur se numri i regjistrimeve është rritur ndjeshëm gjatë Botërorit, sidomos pas kualifikimit historik të Norvegjisë në çerekfinale.

Zëdhënësi i RENIEC, Iván Torres, u shpreh me humor se “edhe Haaland është peruan”, duke iu referuar popullaritetit të yllit të Manchester City. Megjithatë, norvegjezi nuk kryeson listën e emrave të frymëzuar nga futbolli, pasi Neymar mbetet i pari me 33,809 persona që mbajnë emrin e tij, ndërsa Messi numëron 3,402.

Poll

Lexo gjithashtu