Botërori 2026 hyn në fazën vendimtare, teksa mbrëmjen e sotme do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë mes Francës dhe Spanjës. Sfida do të luhet në orën 21:00, në Texas, me dy prej përfaqësueseve më të forta të futbollit botëror që synojnë një vend në finalen e madhe.
Franca, dy herë kampione e botës dhe aktualisht e treta në renditjen e FIFA-s, vjen në këtë përballje pas një ecurie bindëse në turne. Në krahun tjetër është Spanja, kampione bote në vitin 2010 dhe e dyta në renditjen e FIFA-s, e cila ka treguar një futboll të organizuar dhe efikas gjatë gjithë kompeticionit.
“Gjelat” vijnë në këtë sfidë pasi mposhtën me shifrat 2-0 Marokun në çerekfinale. Në krahun tjetër, “Furia e Kuqe” ia doli të triumfonte me shifrat 2-1 përballë kombëtares së Belgjikës.
