Luis de la Fuente dhe Didier Deschamps
Ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga nisja e gjysëmfinales Francë – Spanjë, kanë dalë “teoritë” për formacionet e mundshme nga të dyja kampet. Sipas “sportsillustratedfutbol”, trajneri Didier Deschamps pritet të rreshtojë Francën me sistemin 4-2-3-1.
Risia e madhe në këtë qasje, ka të bëjë me mesfushorin Tchouameni, i cili pritet të fitojë balotazhin me Manu Kone. Edhe pse lojtari i Romës ka rezulatuar titullar në këtë edicion për “Gjelat”, nuk është e qartë strategjia e Deschamps.
Përsa i takon Spanjës, nuk preket 11-shja që ishte në fushë nga minuta e parë karshi Belgjikës. “Arma sekrete” e trajnerit Luis de la Fuente pritet të jetë mesfushori vendimtar i minutave të fundit, Mikel Merino.
View this post on Instagram
Poll
