Gennaro Gattuso
Kombëtarja e Italisë do të përballet më 26 mars përballë Irlandës së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për “play-off” e Botërorit 2026. Ndërkohë që sot, Gennaro Gattuso ka vendosur për listën.
Federata Italiane e Futbollit ka bërë publike emrat e ftuar nga tekniku Gattuso për këtë sfidë të rëndësishme.
Bie në sy që asnjë lojtar i Milanit nuk është ftuar, duke përmendur këtu Matteo Gabbia (për shkak dëmtimi) dhe Davide Bartesaghi, me këtë të fundit që po bën mjaft mirë, por Gattuso ka çuditur.
Emra të rëndësishëm në këtë listë janë Donnarumma, Tonali, Gatti, Barella e Bastoni. Ndërkohë që është ftuar për të ndihmuar në sulm, edhe sulmuesi i Liverpool, Federio Chiesa.
View this post on Instagram
Poll
