Tirana
Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Sllovakia, trajneri i kombëtares Francesco Calzona po e mendon seriozisht të ftojë mesfushorin e Tiranës Patrik Myslovic, për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës.
Sllovakët do të përballen me Kosovën më datën 26 mars, Bratislavë. Mesfushori me tipare ofensive iu bashkua skuadrës së Tiranës vetëm në merkaton e janarit, ndërsa me bardheblutë ka dhënë “sinjale” pozitive, e ku ka gjetur edhe rrugën e rrjetës.
Vlera e 24-vjeçarit sipas “Transfermarkt” arrin deri në 500 mijë euro, ndërsa deri në këtë pikë të karrierës, kurrë nuk ka debutuar me Sllovakinë, teksa do shënonte moment historik për Myslovic.
Poll
