
Serbia
Serbia do të zbarkojë ditën e sotme në Shqipërisë, ku do të përballet me Kombëtaren shqiptare. Duel ky i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare”.
Ekipi serb që nga mbërritja në aeroport dhe deri tek hoteli do të shoqërohet nga një eskortë policie në mënyrë që të shmangen të papriturat. Lojtarët dhe stafi serb do të akomodohen në hotel “Hilton”, teksa pasditen e sotme do të zhvillojnë edhe një seancë stërvitore në “Arenën Kombëtare”.
Ndërkohë po sot nga pasditja pritet që të jepet edhe konferenca për shtyp e trajnerit serb dhe një prej lojtarëve, të cilët do të flasin për duelin me kuqezinjtë.
Poll