Spanja fitoi 3-0 përballë Austrisë, duke prerë kështu biletën e kualifikimit për në fazën tjetër, pra në atë të 1/16-tave, ku do të përballet me Portugalinë, sfidë kjo e përcaktuar për t’u zhvilluar të hënën në orën 21:00.
Pjesë e këtij suksesi ishte dhe portieri i “Furisë së Kuqe”, Unai Simon, i cili e mbajti portën e paprekur për të 4-tën ndeshje radhazi në Kupën e Botës.
Plot 519 minuta pa pësuar gol, një rekord i thyer tashmë nga portieri spanjoll i cili parakalon legjendarin e Italisë, Walter Zenga i cili kish mbajtur këtë status me 517 minuta që prej vitit ’90.
Si duket, krahas sulmit që mbetet një “arsenal” i frikshëm për skuadrën e Luis de la Fuentes, edhe porta vlerësohet me të njëjtën siguri. Megjithatë, prova e vërtetë e Simon do të jetë ajo me Portugalinë, ku sulmin e përbëjnë Cristiano Ronaldo, Goncalo Ramos, Raphael Leao dhe Pedro Neto, pa harruar Bruno Fernandez.
Unai Simón has now gone 519 consecutive minutes without conceding, setting the longest clean-sheet streak by a goalkeeper in FIFA World Cup history ❌ pic.twitter.com/oXSfD8z9Pw
— ESPN FC (@ESPNFC) July 3, 2026
