Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Botërori “amerikan” bën historinë pa zbritur kombëtaret në fushë, kërkesat e tifozëve për bileta kapin shifrën e “frikshme”  

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori “amerikan” bën historinë pa zbritur
Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, ka treguar shumëçka për përgatitjet e Kupës së Botës në një prononcim të fundit. Ky kompeticion do të zhvillohet në 3 shtete gjatë verës, mes SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës.

Fraza që ka bëri më shumë “bujë” mes rreshtave të presidentit të futbollit botëror, përkoi me kërkesën e “çmendur” të tifozëv, e cila ka arritur deri në 500 milionë, e padëgjuar më parë.

“Kupa e Botës do të jetë fantastike, fenomenale. Nuk kemi parë kurrë më parë një entuziazëm të tillë në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Vetëm në katër javë, kemi marrë mbi 500 milionë aplikime për bileta. Është e pabesueshme.

Kemi afërsisht 7 milionë bileta në dispozicion, por 500 milionë kërkesa, kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e FIFA-s apo të ndonjë organizate tjetër. Po mbajmë disa bileta rezervë për shpërndarje gjatë turneut dhe ditëve të fundit. Çdo stadium do të jetë plot, do të jetë një festë absolute.

Njerëzit thoshin se futbolli nuk ishte popullor në SHBA, por kjo ka ndryshuar. Ky turne do të jetë një sukses. Me 48 ekipe, 104 ndeshje, në 16 qytete në tre vende... po flasim për diçka kolosale. Nuk është thjesht një turne; është një fenomen shoqëror që do ta ndalë botën”, u shpreh Infantino.

Poll

Lexo gjithashtu