Raphinha dhe Lamine Yamal
Dy klubet elitare në Arabinë Saudite, Al-Hilal dhe Al-Nassr janë gati të bëjnë “çmendurinë” e kësaj merkato verore për të marrë në gjirin e tyre sulmuesin Raphinha.
Braziliani konsiderohet ylli i ekipit katalanas, së bashku me Lamine Yamal në fazën ofensive, por një pagë e “frikshme” mund të tundojë çdo futbollist.
Sipas “Mundo Deportivo”, të dy skuadrat në fjalë, falë Fondit të Investimeve Publike (PIF) në Arabinë Saudite, kanë planifikuar ofertë deri në 80 milionë euro për Barcelonën, ndërsa paga e Raphinhës do të jetë 4-fishë më e lartë. 29-vjeçari ka kontratë me kampionët e La Liga-s deri në verën e vitit 2028-të.
Poll
