
Gian Piero Gasperini është larguar përfundimisht nga Atalanta, pas 9 viteve të mrekullueshme. Është vetë klubi bergamask që e ka bërë të ditur largimin e teknikut që pritet të zyrtarizohet tek Roma tashmë.
Me një mesazh të gjatë, Atalanta ka përshëndetur trajnerin Gasperini për kontributin e tij.
“Zotëri dashur,
E jona ishte një histori e mrekullueshme, më shumë unike sesa e rrallë në botën e futbollit.
Nëntë vite të jashtëzakonshme dhe intensive në të cilat kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme në Itali dhe Europë.
Një faqe, ose më saktë një kapitull i madh që do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e Atalantës, ashtu si edhe marrëdhënia e dashurisë (së thellë) dhe vlerësimit (të sinqertë) që na ka lidhur dhe që do të na lidhë përsëri, pavarësisht faktit që rrugët tona profesionale përkatëse tani po ndahen.
Nuk mund ta falënderojmë kurrë mjaftueshëm për emocionet që na dhuroi dhe për gëzimet që së bashku arritëm t'i dhurojmë Bergamos dhe tifozëve tanë, duke shkuar përtej të imagjinueshmes.
Pas kaq shumë vitesh të kaluara së bashku, ne menduam se ishte detyra jonë të respektonim dëshirën e tij për të kërkuar stimuj të rinj, duke e ditur plotësisht se marrëdhënia jonë nuk do të mbarojë kurrë dhe se respekti ynë i ndërsjellë nuk do të pakësohet kurrë.
Përsëri dhe përgjithmonë FALEMINDERIT, Zotëri!!!”, shkruan Atalanta.