
Como ka bërë një “goditje” të madhe në merkato ditën e sotme. Klubi liqenor ka përforcuar sulmin me afrimin e Alvaro Moratës në ekip për sezonin e ardhshëm.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë Como nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Milani njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me Moratën i cili do të huazohet dhe në rast se plotësohen kushtet në kontratë, do të blihet përfundimisht nga liqenorët.
Alvaro Morata do të gjejë trajner te Como ish-shokun e tij të ekipit, Cesc Fabregas. Skuadra liqenore do të jetë e treta në Itali për sulmuesin 32-vjeçar pasi ka luajtur për Juventusin dhe Milanin.
Como 1907 announces the arrival, on loan with an obligation to buy, of Álvaro Morata.
— Como1907 (@Como_1907) August 12, 2025
A forward shaped by some of the world’s greatest teams, he arrives with a career that spans Real Madrid, Juventus, Chelsea, Atlético Madrid, and the Spanish national side.
Read the full… pic.twitter.com/SlLLNZ3wMI