
Ange-Yoan Bonny
Ange-Yoan Bonny është futbollisti më i ri i Inter. Sulmuesi francez ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Parmën dhe të kalojë te klubi tjetër i Serie A.
Bonny ka firmosur me Inter një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2030. Ndërkohë që klubi zikaltër ka shpenzuar 23 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit.
Në sezonin që lamë pas, 23-vjeçari zhvilloi performanca interesante me Parmën. Në 38 ndeshje që mori pjesë, Ange-Yoan Bonny shënoi 6 gola dhe asistoi në 4 të tjerë.
Poll