
Jayden Addai
Pasi siguruan mbijetesën në Serie A për sezonin e ardhshëm, Como sezonin e ardhshëm ka edhe më shumë pritshmëri. Pas Baturinës dhe Rodriguezit, klubi që drejton Fabregas ka firmosur me një tjetër sulmues.
Bëhet fjalë për Jayden Addai i cili është bërë lojtari më i ri i Comos. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ekipi i Serie A që prezanton lojtarin më të ri në sfondin e qytetit të bukur liqenor.
Como ka paguar 14 milionë euro tek AZ Alkmaar për shërbimet e sulmuesit holandez. Jayden Addai ka firmosur një kontratë me Comon që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në qershorin e vitit 2030.
View this post on Instagram
Poll