
Teun Koopmeiners dhe Ademola Lookman
Prej disa ditësh, Interi është në negociata për të transferuar Ademola Lookmanin në ekip. Gjithashtu edhe vetë lojtari e ka shprehur dëshirën për të lëvizur nga Atalanta në Milano.
Por zikaltrit duhet të gjejnë fillimisht edhe marrëveshjen me klubin bergamask. Orëve të fundit, edhe Napoli ka dalë në skenë duke u futur në garë për shërbimet e sulmuesit nigerian.
Por siç raportojnë mediat italiane, Lookman i ka shprehur kampionëve të Italisë se dëshiron vetëm Interin. Negociatat mes zikaltërve të Milanos dhe atyre të Bergamos janë bllokuar.
Interi ofron deri në 40 milionë euro për nigerianin, ndërsa Atalanta kërkon 50 të tilla.
Poll