Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ylber Ramadani projektohet nga minuta e parë, Berisha pritet ta nisë nga stoli sonte për Leccen

Shkruar nga NEWSPORT
Ylber Ramadani projektohet nga minuta e parë, Berisha pritet ta nisë
Ylber Ramadani - Medon Berisha

Mbrëmjen e sotme, do të zbresi në fushë ekipi i Lecces për t’u përballur me Cagliarin në orën 20:45 në javën e katërt të Serie A. Gjithashtu në fushë do të shohim lojtarin e kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për Ylber Ramadanin. Siç raportojnë mediat italiane, ish-lojtari i Partizanit ka fituar balotazhin me shokët e tij të ekipit dhe pritet të fillojë sonte nga minuta e parë.

Përsa i përket Medon Berishës, ky i fundit me shumë gjasa do të nisë sfidën nga stoli. Kujtojmë se mesfushori 21-vjeçar nuk mori asnjë minutë në javën e shkuar edhe ndaj Atalantës.

Ylber Ramadani projektohet nga minuta e parë, Berisha pritet ta nisë
Formacioni i mundshëm Lecce-Cagliari
Ylber Ramadani projektohet nga minuta e parë, Berisha pritet ta nisë
Pankina e Lecces

 

Poll

Lexo gjithashtu