Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Shqiptari dhe Leao s’mjaftojnë për Milanin, Como u merr pikë kuqezinjve në mes të “San Siro”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shqiptari dhe Leao s’mjaftojnë për Milanin, Como u merr
Rafael Leao & Ardon Jashari

Milan ka barazuar në shtëpi përballë Como në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi me shifrat 1-1.

Golin e parë e shënuan miqtë me anë të Nico Paz në minutën e 32-të, falë edhe një gabimi të Mike Maignan. Në krahun tjetër, Milan gjeti golën në minutën e 64-të me Rafa Leao, pas një asisti të marrë nga shqiptari Ardon Jashari.

Vlen të përmendet se trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 81-të.

Këshut, Milan shkon në kuotën e 54 pikëve, por mbetet plotë 7 pikë larg Interit kryesues. Në krahun tjetër me 42 pikë, Como ngjitet në vendin e 6-të, ç’ka do të thotë “zonë evropiane”.

GOLAT:

Goli i Paz (Milan 0-1 Como)

Goli i Leao (Milan 1-1 Como)

Poll

Lexo gjithashtu