Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Rrahmani me shokë “sakatojnë” Milanin, Napoli i jep leksione “djallit”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Rrahmani me shokë “sakatojnë” Milanin, Napoli i jep
Napoli

Napoli ka fituar përballë Milanit, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Italisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “King Saud” në Riyadh, përfundoi 2-0 për napoletanët.

Golin e parë e shënoi David Neres në minutën e 39-të të sfidës, pas një asisti nga Rasmus Hojlund. Ndërkohë që ky i fundit, ishte ai që shënoi golin e dytë, në minutën e 63-të.

Kështu, Napoli shkon në finalen e madhe të Superkupës italiane. Aty, “djemtë” e Antonio Contes do të përballen me fituesin e çiftit Bologna – Inter, që do të luajnë nesër.

GOLAT:

Goli i David Neres (Napoli 1-0 Milan)

Goli i Hojlund (Napoli 1-0 Milan)

 

Poll

Lexo gjithashtu