Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Penalltia më e çuditshme në futboll, protagonist bëhet portieri serb

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Penalltia më e çuditshme në futboll, protagonist
Penalltia e Vanja Milinkovic-Savic

Ndeshja mes Napolit dhe Como-s dhuroi emocione të forta në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Como arriti të sigurojë “biletën” për më tej, pas fitores nga penalltitë.

Të besuarit e Cesc Fabregas triumfuan pas 16 penalltishë, ndërsa koha e rregullt përfundoi 1 – 1. Në rrjetet sociale po qarkullon masivisht ekzekutimi i portierit serb te ekipi i Napolit Vanja Milinkovic-Savic.

28-vjeçari goditi fuqishëm, por fillimisht topi preku shtyllën tranversale, ndërsa më pas u përplas në trupin e portierit Butez dhe u ndal në rrjetë.

Po konsiderohet gjerësisht si penalltia më e çuditshme në botë, ndonëse nuk vlejti për asgjë, pasi ekipi i drejtuar nga Antonio Conte u eleminua.  

     

Poll

Lexo gjithashtu