Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Napoli bën për “spital” Juventusin, “Zonja e Vjetër” merr goditje të fortë për titullin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Napoli bën për “spital” Juventusin, “Zonja e
Napoli

Kryendeshja e javës së 14-të në Serie A mes Napolit dhe Juventusit ka përfunduar 2 – 1 në favor të kampionëve në fuqi. Goli i parë erdhi shpejtë, që në minutën e 7 me shënues Hojlund.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, “Zonja e Vjetër’ iu përgjigj napolitanëve, duke barazuar shifrat, finalizoi Yildiz në të 59 minutë. Hojlund bëhet sërish protagonist në minutën e 78 dhe i jep 3 pikët e fitores ekipit të Antonio Contes.

Napoli merr kreun përkohësisht në Serie A me 31 pikë, por mund të barazohet nga Milani, nëse kuqezinjtë fitojnë kundër Torinos. Juventusi nuk shkon më shumë se pozicioni i 7-të në tabelë, 23 pikë.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani ishte në fushë për 90 minuta te Napoli, ndër më të mirët, kurse Zhegrova u integrua vetëm në fund.   

Poll

Lexo gjithashtu