Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Juventus i papërmbajtshëm në shtëpi, “shuplaka” përballë Cremoneses hap çështjen titull

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juventus i papërmbajtshëm në shtëpi,
Juventus - Cremonese

Juventus ka fituar në shtëpi përballë Cremonese, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Allianz”, përfundoi me shifrat 5-0 në favor të vendasve.

Autogoli i Terraccianos dhe golat e Bremer, Daivd, Yildiz dhe McKennie, i dhanë triumfin e madh “Zonjës së Vjetër”. Në krahun tjetër, miqtë e Cremonese ishin të pafuqishëm për të reaguar.

Kështu, Juventus hap çështjen titull duke u ngjitur në vendin e katërt me 39 pikë, 4 më pak s e Inter kryesues. Ndërkohë që ekipi i Cremoneses me 22 pikë të grumbullara, mban vendin e 13-të.

GOLAT:

Goli i Bremer (Juventus 1-0 Cremonese)

Goli i David (Juventus 2-0 Cremonese)

Goli i Yildiz (Juventus 3-0 Cremonese)

Autogoli i Terraciano (Juventus 4-0 Cremonese)

Goli i McKennie (Juventus 5-0 Cremonese)

 

Poll

Lexo gjithashtu