Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Dy gola JO për faj të tij! Alen Sherri dhe Cagliari nuk ia dalin në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dy gola JO për faj të tij! Alen Sherri dhe Cagliari nuk ia
Alen Sherri

Cagliari me Alen Sherrin titullar ka barazuar 2-2 përballë Genoas në transfertë. Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit elitar italian, Serie A.

Në fillim ishte Cagliari që kaloi në avantazh me Marin në minutën e 8-të.

Ndërsa Genoa përmbysi gjithçka me Frendrup dhe Miretti. Dy gola të pësuar nga Alen Sherri, por jo për faj të tij. Në të dyja rastet mbrojtja e Cagliarit u tregua tepër naive duke lënë në “baltë” portierin shqiptar.

Por për fat Cagliari nuk mbeti pa pikë duke barazuar në minutën e 88-të me Piccoli.

Një tjetër ndeshje si titullar, ku përveç golave të pësuar, Sherri pati një paraqitje pozitive. Ndërsa Cagliari nuk ia del të marrë 3 pikë në Serie A dhe mbetet me 11 të tilla në vendin e 15-të.

Golat e pësuar nga Sherri:

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga