Torino ka fituar në shtëpi përballë Parmës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stadio Olimpico di Torino”, përfundoi 4-1.
Golin e parë e shënuan vendasit me anë të Simeone, që në minutën e 3-të. Ndërkohë që për barazimin mendoi në minutën e 20-të të ndeshjes, Pellegrino. Ndërkaq, me nisjen e pjesës së dytë, në minutën e 55-të dhe 57-të, Parma shënoi 2 autogola, me Delprato e Keita. Rezultatin e vulosi Duvan Zapata në minutën e 91-të.
Protagonist në këtë ndeshje isht edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli. Ky i fundit ishte titullar, teksa luajti deri në minutën e fundit duke u vlerësuar me notën pozitive 6.6.
Kështu, torinezët shkojnë në kuotën e 33 pikëve dhe ngjiten në vendin e 13-të. Në krahun tjetër me 1 pikë më shumë, Parma renditet e 12-ta.
Autogoli i Keita (Torino 3-1 Parma)




