Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Vendos 1 gol! Serbi “nderon” shqiptarët, Lecce merr 3 pikë të “arta” në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
Vendos 1 gol! Serbi “nderon” shqiptarët, Lecce merr 3 pikë
Nikola Stulic

Ka përfunduar përballja e Lecce-s me Pisa-n, me një rezultat modest në shifrat 1-0, në favor të ekipit të Berishës e Ramadanit. Sfidë kjo e cila është e vlefshme për javën e 15-të të Seria A.

Fillimi i lojës ishte i qetë po aq sa edhe mbbyllja e pjesës së parë, pasi asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti dot rrugën për tek rrjeta. Por nuk mund të thuhet e njëjtja gjë për pjesën e dytë.

Me zëvendësime të shumta nga të dyja ekipet, qëllimi i vetëm isht një avancim rezulati. I cili u arrit falë Lecce-s me një gol të sulmuesit serb, Nikola Stulic në minutën e 72-të. Kështu Stulic i bën “nder” paraqitjes së tij individuale por edhe skuadrës.

Sa i takon renditjes aktuale në Seria A, Lecce është në vendin e 13-të me 16 pikë, ndërsa Pisa e ndjek nga larg me 10 pikë, në vend të 18-të.

Vendos 1 gol! Serbi “nderon” shqiptarët, Lecce merr 3 pikë
Renditja e skuadrave në Seria A

 

Poll

Lexo gjithashtu