
Interi në fillim të sezonit duket një skuadër e fortë dhe e kompletuar, ndërsa tashmë javë pas jave kanë patur probleme me dëmtimet. Lojtarët e fundit që i shtohen listës së të dëmtuarve janë Calhanoglu dhe Acerbi, përfshi këtu edhe Kristjan Asllanin.
Mungesa e tyre ka krijuar një problem në mesin e fushës dhe “urgjenca” për këtë repart ka bërë që Simone Inzaghi të kthejë sytë na ekipet e të rinjve. Kështu pjesë të skuadrës të paktën për dy sfidat e radhës do të jetë Mike Aidoo.
Trajneri i zikaltërve e ka ndjekur me vëmendje ganezin, i cili herë pas herë ka qenë pjesë e ekipit, madje ka zhvilluar edhe fazën përgatitore me ekipin A. Kështu 19-vjeçari do të jetë pjesë e listës për sfidën me Yang Boys që do të luhet ditën e nesërme në Champions dhe me shumë gjasa edhe për derbin me Juventusin.