
Milani arriti një fitore të rëndësishme mbrëmë ndaj Genoas në transfertë me shifrat 2-1 me përmbysje. Kanë mbetur edhe 3 javë për t’u luajtur në Serie A, por Europa mbetet e vështirë për kuqezinjtë. Në përfundimin e takimit të djeshëm, trajneri i Milant, Sergio Conceicao doli në prononcim për mediat.
“Mendoj se treguam se jemi një grup i bashkuar dhe i fortë, me zëvendësuesit që dhanë shtytjen e nevojshme. I ndryshuam pak pozicionet e lojtarëve dhe vendosëm Felix dhe Gimenez në sulm, të cilët krijuan dy gola. Ky është një demonstrim i aftësive të lojtarëve, jo të trajnerit.
Ne filluam në një mënyrë dhe përfunduam në një tjetër. Punojmë jo vetëm në nivel individual, por edhe si sektor. Për këtë arsye, për disa javë kemi punuar jo vetëm në një sistem, por në zgjidhje të shumëfishta për të bërë një ndryshim nësr gjërat nuk po shkojnë mirë”, u shpreh Conceicao.