Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

"S'mund t'i thoja 'jo' një miku", Buffon 'hap zemrën': Kam refuzuar Barcelonën, Romën dhe Porton

Shkruar nga NEWSPORT
"S'mund t'i thoja 'jo' një miku", Buffon
Gianluiga Buffon

Ish-portieri legjendar, Gianluigi Buffon, ka folur së fundmi për fillimet e karrierës së tij. Gardiani italian është shprehur se në momentin që filloi karrierën te Parma, shumë ekipe e kërkuan, por ai përfundoi duke u dashuruar me Juventusin. Buffon tregon se mund të transferohej te Barcelona, Roma apo Porto, por gjithmonë dilte diçka që e mbante te “Zonja e Vjetër”.

“Në vitin 2001 nuk e di sesi unë përfundova te Juventusi. Parma më kishte shitur te Roma, por për çështje detajesh, në fund u prish gjithçka, pas në mes u fut Barcelona. Edhe ata u duk sikur e mbyllën me klubin, por ndërkohë më thonë që duhet të shkoj te Juventusi dhe të firmos.

All - Paragraf - 3

Pasi kalova në Torino, çdo vit më kërkonin diku. Si në vitin 2004 kur isha unë që refuzova një klub shumë të madh. Pastaj isha sërish pranë Romës në 2011-ën, por doja të punoja me Antonio Conten.

Gjithashtu, edhe kur u ktheva nga Paris Saint-Germain, unë mund të transferohesha te Porto, ku kisha parë edhe qytetin, por Andrea Pirlo, asokohet trajner i Juventusit, erdhe dhe më tha: ‘Gigi, tani që erdha unë, ti do ikësh?’, dhe sigurisht nuk mund të refuzoja një mikun tim”, ka thënë legjenda e futbollit italian, Gianluigi Buffon.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7