Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Sjellja agresive është fiksuar nga 33 kamera, nuk duhet të kalojë pa pasoja”, Napoli “godet” Allegrin pas gjysmëfinales

Shkruar nga NEWSPORT
“Sjellja agresive është fiksuar nga 33 kamera, nuk duhet
Massimilano Allegri duke debatuar me Gabriele Orialit

Superkupa e Italisë dhuroi magji dje me gjysmëfinalen e parë mes Napolit dhe Milan, e cila u mbyll me shifrat 2-0, në favor të napolitanëve. Megjithatë përpos fitores e cila sigurisht lë “shije” shumë të mirë, napolitanët kanë rezerva dhe për sjelljen e trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri.

Ky i fundit akuzohet për fyerje të rënda ndaj Gabriele Orialit, koordinator i stafit teknik napolitan, gjatë gjysmëfinales së Superkupës Italiane. Siç raporton edhe media "Corrier Dello Sport" për këtë situatë ka qenë Napoli ai i cili në një deklaratë zyrtare dënon sjelljen e teknikut “kuqezi”. Duke përforcuar më shumë ankesën e tyre me argumentin se çdo fyerje e rëndë që është bërë, është fiksuar edhe nga kamerat e eventit.

Deklarata zyrtare e Napolit:

SSC Napoli dënon me vendosmëri qëndrimin e trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, i cili gjatë gjysmëfinales së Superkupës Italiane, në prani të dhjetëra personave pranë fushës dhe drejtpërdrejt në transmetim televiziv, ka fyer rëndë dhe në mënyrë të përsëritur Gabriele Orialin, duke përdorur terma ofendues.

Shpresojmë që kjo sjellje agresive, plotësisht jashtë kontrollit, të mos kalojë pa pasoja, aq më tepër kur dihet se eventi është prodhuar me 33 kamera, çka e bën të pamundur që ajo që ka ndodhur të mos konstatohet.

Komunikata e Napolit e rrit ndjeshëm tensionin pas përballjes së nxehtë në Riad dhe pritet të ketë zhvillime të mëtejshme, si në aspektin disiplinor ashtu edhe në reagimet nga pala e Milanit dhe vetë Allegri.

Poll

Lexo gjithashtu