Kenan Yildiz është pranë rinovimit të kontratës me Juventusin, me palët që kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët pas një periudhe të paqëndrueshme. Mbetet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, ndërsa klubi e konsideron lojtarin një nga shtyllat e së ardhmes.
Roli më i rëndësishëm në skuadër dhe vlerësimet publike nga Spalletti kanë ndikuar ndjeshëm në vendimin e sulmuesit. Kontrata e re parashikon një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon dhe vlefshmëri deri në vitin 2031.
Interesimi i Real Madridit ishte konkret, i nxitur edhe nga menaxheri Jorge Mendes, por situata ndryshoi pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të John Elkann.
Rritja e formës së Juventusit në javët e fundit ka bindur përfundimisht Yildizin, i cili pritet të firmosë zyrtarisht në ditët në vijim.
