
Giorgio Scalvini & Berat Gjimshiti
Humbja ndaj Paris Saint-Germain në Champions League me shifrat 4-0, nuk mbaron këtu për Atalantën. Pas asaj disfate në kryeqytetin e Francës, bergamaskët tashmë do të përballen me dëmtimin e yllit të mbrojtjes.
Giorgio Scalvini la fushën e lojës në minutën e 85-të ndaj PSG-së si i dëmtuar. Ditën e sotme, mediat italiane kanë bërë me dije se qendërmbrojtësi 21-vjeçar do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme.
Scalvini pritet të ndjekë sfidat ndaj Torinos, Juventusit dhe Club Brugge si spektator. Nga ana tjetër, me dëmtimin e italianit është rënduar më shumë puna për Berat Gjimshitin, i cili do të duhet të bëjë pa shokun e tij të ekipit në këto ndeshje.
Poll