
Lazio mori një fitore të rëndësishmë në transfertë përballë Empolit me rezultatin 0-1. Golin e vetëm të këtij dueli e shënoi Dia, me asistin e marrë ngë Elseid Hysaj.
Por mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist edhe me një karton të kuq. Në minutën e 66-të shqiptari mori kartonin e parë të verdhë dhe 10 minuta më voni, mori të dytin, duke lënë të tijët me 1 lojtar më pak.
Ndërkohë në Itali kanë zbuluar se Pedro, sulmuesi spanjoll i Lazios paralajmëroi Hysajn në momentin që u aktivizua. Pedro u fut në lojë në të 70-tën dhe shkoi menjëherë tek mbrojtësi shkodran.
“Përdor mendjen, e ke një karton të verdhë”, ishin fjalët që spanjolli i tha Elseid Hysajt. Por duket se ky i fundit nuk e ka pasur mendjen në atë ç’ka Pedro i ka thënë.