Pierre-Emile Hojbjerg
Juventus po vuan shumë këtë sezon, teksa një problem i madh është edhe mesfusha. Pikërisht për këtë repart, klubi italian ka nisur të lëvizë, për të gjetur zgjidhje që në merkaton e janarit.
Emri më i pëlqyer është ai i Pierre-Emile Hojbjerg. Ky i fundit aktivizohet momentalisht me Marseille në Francë, me të cilët ka kontratë deri në verën e vitit 2028, por s’përjashtohet largimi që këtë dimër.
Vlera e tij është momentalisht 18 milionë euro, me “Zonjën e Vjetër” që mund të duhet të paguajë pak më shumë. Përsa i përket danezit, ai ka një CV të pasur, pasi ka luajtur me ekipe si Bayern Munich dhe Tottenham.
Poll
